Sport Channel
Dieta e Messit: Fruta dhe perime, asnjë ëmbëlsirë
Për një sportist, mënyra e të ushqyerit është një prej gjërave më të rëndësishme. Ai që e shpjegon më mirë këtë aspekt është mjeku italian Giuliano Poser, i cili në një intervistë për “El Mundo Deportivo” zbuloi dietën e yllit të Barcelonës, Lionel Messi.
“Uji, vaji i mirë i ullirit, drithërat, frutat e freskëta dhe perimet bio janë disa nga produktet që ndihmojnë një sportist. Ai që dëmton më shumë është sheqeri. Sheqeri është armiku më i rrezikshëm për muskujt. Edhe miellërat e rafinuar janë një problem i madh, kjo sepse sot është e vështirë të gjesh drithëra që nuk janë bërë më parë me pesticide”, tha Poser.
Por jo vetëm kaq. Poser e ka këshilluar Messin edhe për një përdorim të reduktuar të kripës, për të cilën gjithsesi trupi dhe muskujt kanë nevojë. Poser foli edhe për konsumin e mishit nga Messi, që është më i ulët nga sa ndodh zakonisht me popullsinë amerikanolatine.
Megjithatë, sipas Poser, vetëm dieta nuk mjafton për të zgjidhur problemet me shëndetin. Mjeku italian shtoi se është e nevojshme që të përdoren medikamente natyrale dhe pak kineziologji. Sipas tij, ajo që ka më shumë rëndësi është përcaktimi i problemit për të vendosur më pas edhe mënyrën e kurimit.

Europa League, sot luhen gjysmëfinalet e para
Luhen sot në mbrëmje ndeshjet e para gjysmëfinale të Europa League. Skuadra kampione në fuqi e këtij turneu, Sevilla do të luajë ndaj Shakthar Donetsk në Kiev, me synimin për të marrë një rezultat që ta favorizojë sa më shumë në ndeshjen e kthimit. Skuadra andaluziane do të kërkojë titullin e tretë radhazi në Europa League, për t'u bërë e para skuadër që e arrin një gjë të tillë dhe për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.
Për Shakhtar Donetsk dhe trajnerin Lucesku kjo ndeshje do të jetë edhe një mundësi e mirë për t'u hakmarrë ndaj spanjollëve pas eliminimit dramatik që pësuan ndaj tyre në raundin e 1/16 të finaleve të këtij evenimenti në sezonin 2006/2007. Për t'u theksuar është se Shakhtar e ka fituar një herë këtë trofe, pikërisht në vitin 2009.
Ndërsa në “El Madrigal”, Vijarreali do të presë Liverpulin e Jurgen Kloppit, me të dyja skuadrat që përballen për herë të parë me njëra-tjetrën. Liverpuli pavarësisht vështirësive që po has në Premier Legue këtë sezon, shihet më e favorizuar në këtë sfidë me “Nëndetësen e Verdhë”. Skuadra angleze do të synojë fitoren për të arritur në finalen e 12 evropiane në histori, ndërkohë që Villarreal asnjëherë nuk ka mundur të kualifikohet në fazën më kulmore të një turneu të Kontinentit të Vjetër.
Një tjetër statistikë që i jep shpresë Liverpulit për kalimin në finale është se Vijarreali ka një rekord shumë negativ në ndeshjet me skuadrat angleze, pasi në 10 përballjet e fundit me to nuk ka mundur të fitojë asnjëherë. Por fakti më interesant për Vijarrealin në prag të kësaj përballjeje është se skuadra spanjolle e ka marrë pseudonimin “Nëndetësja e Verdhë” e frymëzuar nga kënga e grupit legjendar të Liverpulit, Beatles (Yellow Submarine).

Atlético Madrid
2nd in La Liga
Champions League Semi-final, Game 1
Yesterday, 8:45 PM
Vicente Calderón, Madrid
1 - 0
FT
Real Madrid C.F.
3rd in La Liga
Champions League Semi-final, Game 1
Tuesday, April 26, 8:45 PM
City of Manchester Stadium
0 - 0
FT
Comments
Post a Comment