Sport Channel

Dieta e Messit: Fruta dhe perime, asnjë ëmbëlsirë
Për një sportist, mënyra e të ushqyerit është një prej gjërave më të rëndësishme. Ai që e shpjegon më mirë këtë aspekt është mjeku italian Giuliano Poser, i cili në një intervistë për “El Mundo Deportivo” zbuloi dietën e yllit të Barcelonës, Lionel Messi.

“Uji, vaji i mirë i ullirit, drithërat, frutat e freskëta dhe perimet bio janë disa nga produktet që ndihmojnë një sportist. Ai që dëmton më shumë është sheqeri. Sheqeri është armiku më i rrezikshëm për muskujt. Edhe miellërat e rafinuar janë një problem i madh, kjo sepse sot është e vështirë të gjesh drithëra që nuk janë bërë më parë me pesticide”, tha Poser.

Por jo vetëm kaq. Poser e ka këshilluar Messin edhe për një përdorim të reduktuar të kripës, për të cilën gjithsesi trupi dhe muskujt kanë nevojë. Poser foli edhe për konsumin e mishit nga Messi, që është më i ulët nga sa ndodh zakonisht me popullsinë amerikanolatine.

Megjithatë, sipas Poser, vetëm dieta nuk mjafton për të zgjidhur problemet me shëndetin. Mjeku italian shtoi se është e nevojshme që të përdoren medikamente natyrale dhe pak kineziologji. Sipas tij, ajo që ka më shumë rëndësi është përcaktimi i problemit për të vendosur më pas edhe mënyrën e kurimit.



Europa League, sot luhen gjysmëfinalet e para

Luhen sot në mbrëmje ndeshjet e para gjysmëfinale të Europa League. Skuadra kampione në fuqi e këtij turneu, Sevilla do të luajë ndaj Shakthar Donetsk në Kiev, me synimin për të marrë një rezultat që ta favorizojë sa më shumë në ndeshjen e kthimit. Skuadra andaluziane do të kërkojë titullin e tretë radhazi në Europa League, për t'u bërë e para skuadër që e arrin një gjë të tillë dhe për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

Për Shakhtar Donetsk dhe trajnerin Lucesku kjo ndeshje do të jetë edhe një mundësi e mirë për t'u hakmarrë ndaj spanjollëve pas eliminimit dramatik që pësuan ndaj tyre në raundin e 1/16 të finaleve të këtij evenimenti në sezonin 2006/2007. Për t'u theksuar është se Shakhtar e ka fituar një herë këtë trofe, pikërisht në vitin 2009.

Ndërsa në “El Madrigal”, Vijarreali do të presë Liverpulin e Jurgen Kloppit, me të dyja skuadrat që përballen për herë të parë me njëra-tjetrën. Liverpuli pavarësisht vështirësive që po has në Premier Legue këtë sezon, shihet më e favorizuar në këtë sfidë me “Nëndetësen e Verdhë”. Skuadra angleze do të synojë fitoren për të arritur në finalen e 12 evropiane në histori, ndërkohë që Villarreal asnjëherë nuk ka mundur të kualifikohet në fazën më kulmore të një turneu të Kontinentit të Vjetër.

Një tjetër statistikë që i jep shpresë Liverpulit për kalimin në finale është se Vijarreali ka një rekord shumë negativ në ndeshjet me skuadrat angleze, pasi në 10 përballjet e fundit me to nuk ka mundur të fitojë asnjëherë. Por fakti më interesant për Vijarrealin në prag të kësaj përballjeje është se skuadra spanjolle e ka marrë pseudonimin “Nëndetësja e Verdhë” e frymëzuar nga kënga e grupit legjendar të Liverpulit, Beatles (Yellow Submarine).




Atlético Madrid
2nd in La Liga
Champions League Semi-finalGame 1
Yesterday, 8:45 PM
Vicente Calderón, Madrid
Atlético Madrid
1 - 0
FT
Bayern Munich
Apr 2 - La Liga
Atlético Madrid

5 - 1

FT
Real Betis

Apr 5 - Champions League Quarter-finalGame 1
Barcelona

2 - 1
FT
Atlético Madrid
Apr 9 - La Liga
Espanyol

1 - 3

FT
Atlético Madrid

Apr 13 - Champions League Quarter-finalGame 2
Atlético Madrid

2 - 0
FT
Barcelona
Apr 17 - La Liga
Atlético Madrid

3 - 0

FT
Granada

Apr 20 - La Liga
Ath. Bilbao

0 - 1

FT
Atlético Madrid

Apr 23 - La Liga
Atlético Madrid

1 - 0

FT
Málaga

Apr 27 - Champions League Semi-finalGame 1
Atlético Madrid

1 - 0
FT
Bayern Munich
Apr 30 - La Liga
Atlético Madrid

vs
6:15 PM
Rayo
May 3 - Champions League Semi-finalGame 2
Bayern Munich

vs
8:45 PM
Atlético Madrid
May 8 - La Liga
Levante

vs
5:00 PM
Atlético Madrid
May 15 - La Liga
Atlético Madrid

vs
TBD
Celta Vigo




















































Real Madrid C.F.
3rd in La Liga
Champions League Semi-finalGame 1
Tuesday, April 26, 8:45 PM
City of Manchester Stadium
Man. City
0 - 0
FT
Real Madrid
Scores & Schedule
Apr 2 - La Liga
Barcelona

1 - 2

FT
Real Madrid

Apr 6 - Champions League Quarter-finalGame 1
Wolfsburg

2 - 0
FT
Real Madrid
Apr 9 - La Liga
Real Madrid

4 - 0

FT
Eibar

Apr 12 - Champions League Quarter-finalGame 2
Real Madrid

3 - 0
FT
Wolfsburg
Apr 16 - La Liga
Getafe CF

1 - 5

FT
Real Madrid

Apr 20 - La Liga
Real Madrid

3 - 0

FT
Villarreal

Apr 23 - La Liga
Rayo

2 - 3

FT
Real Madrid

Apr 26 - Champions League Semi-finalGame 1
Man. City

0 - 0
FT
Real Madrid
Apr 30 - La Liga
Real Sociedad

vs
4:00 PM
Real Madrid
May 4 - Champions League Semi-finalGame 2
Real Madrid

vs
8:45 PM
Man. City
May 8 - La Liga
Real Madrid

vs
5:00 PM
Valencia
May 15 - La Liga
Deportivo

vs
TBD
Real Madrid
Pogba: Dua të bëhem legjendë futbolli

Paul Pogba nuk fsheh asgjë në lidhje me objektivat dhe të ardhmen e tij. Në një intervistë për të përditshmen italiane “La Repubblica“, mesfushori francez i shprehu hapur ambiciet e tij, duke deklaruar se 4 tituj kampionë në Itali nuk i mjaftojnë.

“Katër tituj kampionë nuk e kënaqin ambicien time. Që i vogël kam pasur këtë karakter. Unë dua të shkruaj historinë dhe të bëhem mesfushori më i mirë në botë. Mesfushori që dëshiroj të jem është ai që di të bëjë gjithçka mirë: gjuajtjen në portë, driblimin, shënimin e golave dhe mbrojtjen. Dua të jem më i mirë se Lampard“, tha Pogba.

Francezi është vënë prej kohësh në shënjestrën e klubeve evropiane, por duket se nuk i dëgjon shumë sirenat e merkatos që bien rreth tij.

“Kam një kontratë me Juventusin. Nuk është se sa të zgjohem do të shkoj në Angli”, tha futbollisti 23 vjeçar.
Guardiola pret titullin, praps kritikat
Trajneri i Bajernit të Mynihut, Pep Guardiola, nxori të gjithë inatin e akumuluar me kritikët pas humbjes minimale ndaj Atletikos së Madridit në Champions, ndërsa i kujtoi të gjithë skeptikëve se kanë ende një ndeshje për të rikuperuar gjithçka.

Në vigjiljen e përballjes ndaj Borusia Mynshengladbah që mund t’i dhurojë titullin e tretë radhazi, tekniku spanjoll foli edhe për shansin e fundit që të fitojë Champions, në sezonin final në Bavari.

“Pas ndeshjes së parë në Madrid më vrau çdokush prej jush, por mos më quani ende të vdekur. Kemi ende një sfidë për të luajtur më pas mund ta bëni”, tha Guardiola me një ton ironik, por fjalë të forta që përmbledhin të gjithë mllefin e akumuluar për disfatën 1-0 në “Vicente Calderon”.

Kritika parësore ndaj Guardiolës për humbjen me madrilenët ishte zgjedhja për të lënë jashtë formacionit Tomas Myler por kjo u mbrojt me forcë nga tekniku iberik.

“Në Lisbonë lashtë Levandovskin në pankinë por meqë u kualifikuam nuk ndodhi asgjë. Ishte një zgjedhje taktike dhe nuk doja të kisha fundin e sezonit të kaluar në Barcelonë, duke luajtur me dy sulmues qendror. Nuk kam asgjë kundër Myler, madje e adhuroj për nuhatjen e golit”, tha Guardiola.

Për të, “Maistershale” mund të fitojë këtë të shtunë në rast të  suksesit kundër Mynshengladbah. “Do të ishte mirë që para Champions, të fitonim Bundesligën por nëse nuk ia arrijmë, kjo nuk do të ndikojë në kthimin ndaj Atletikos. Jam i lumtur dhe plot energji”, tha Guardiola i cili mungoi të thoshte se kishte gjithashtu doza të larta nervozizmi.
Amir Abrashi në Bundesligë
Amir Abrashi do të luajë në kampionatin elitar gjerman sezonin e ardhshëm. Kjo u konfirmua të premten në mbrëmje pasi skuadra e tij, Freiburg fitoi 1-2 në transfertën ndaj Paderborn.

Golat e Petersen dhe Frantz zhvelërsuan atë të Stoppelkamp duke bërë që skudra e Freiburg të festojë me 3 ndeshje nga fundi.

Abrashi, i cili u transferua verën e kaluar te kjo skuadër, luajti për 90 minuta duke u konfirmuar si një lojtar i rëndësishëm për gjermanët.

Edhe Valdet Rama me Munich 1860 morën një fitore 2-0 në Hamburg kundër Sant Paul, duke bërë që t’i largohen zonës “play-out”. Rama u aktivizua për 45 minuta.

F
SV Frankfurt u trupërua në shtëpi pasi u mposht 1-4 nga Kaiserslautern dhe për pasojë zbriti në zonën “play-out”. Kapllani u fut në lojë në minutën e 81-të, por nuk arriti të bënte asgjë, ndërsa Halili ishte në stol.
  Evropa flet spanjishtEdhe këtë vit, dominimi i futbollit spanjoll në Evropë është total. Skuadrat iberike mund të bëjnë historinë dhe të kenë 4 finalistë në Ligën e Kampioneve dhe Europa League.

Në Ligën e Kampioneve, Atletiko dhe Reali i Madridit mund të përsërisin finalen e vitit 2014. Reali është favorit për ndeshjen e Bernabeut pas barazimit 0-0 me Manchester City, ndërsa Atletikos i duhet që në “Allianz Arena” të mbrojë fitoren 1-0 të arritur në “Vicente Calderon”.

Ndërsa në Europa League janë Sevilla dhe Villarreal. Skuadra andaluziane do të kërkojë finalen dhe triumfin e tretë radhazi, gjë që nuk e ka arritur askush dhe barazimi 2-2 ne Kiev ndaj Shakhtarit ia ushqen akoma më shumë shpresat. Ndërsa Vijarreali, pas fitores 1-0 me Liverpulin, fiton të drejtën për të ëndërruar finalen e tij të parë evropiane.

Dominimi spanjoll në kompeticionet evropiane duket edhe në shifra. Spanja është në krye të renditjes së UEFA-s, e shkëputur me rreth 25 pikë ndaj Gjermanisë së vendit të dytë dhe ka 3 skuadra në 4 vendet e para në renditjen për klube: Reali i pari, Barcelona e treta e Atletico i katërti. Në 2 vitet e fundit, klubet spanjolle kanë fituar si trofeun e Ligës së Kampioneve ashtu dhe atë të Europa League, duke monopolizuar edhe Superkupën Evropiane.

Në 10 vitet e fundit, skuadrat spanjolle kanë fituar 5 herë Ligën e Kampioneve dhe 6 herë Europa League, gjë që i bën akoma më të pabesueshme edhe statistikat e 2 yjeve të futbollit botëror që La Liga i gëzon prej vitesh, Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.


Bajerni 'ngec' në shtëpi, Dortmundi shpreson mrekullinë



 Sfida me Borusia Monchengladbach këtë të shtunë, konfirmoi edhe njëherë tjetër momentin jo të mirë të Bajernit të Pep Guardiolës.

Ndeshja përfundoi në barazim 1-1 në “Allianz Arena”, por më shumë se dy pikët e  humbura në shtëpinë e tyre, ajo që duhet të shqetësojë tifozët bavarezë duket se  është forma e skuadrës që e ka të vështirë në këtë periudhë të sezonit që të gjejë golin.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera, Dortmundi dogji edhe matematikisht shpresat e Volfsburgut për të luajtur në kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Verdhezinjtë fituan  me rezultatin e thellë 5-1 duke ngushtuar gjithashtu në 5 pikë avantazhin e Bajernit dhe duke shpresuar në mrekullinë, dy javë nga përfundimi i kampionatit.

Schalke fitoi 3-1 në transfertë me Hanoverin duke mbajtur gjallë shpresat për zonën e Ligës së Kampionëve, ku vendi i katërt mbahet nga Monchengladbach me 49 pikë.

Sa i përket betejës për mbijetesë, Hoffenheim mori tri pikë jetike në përballjen me Ingolstad, duke u shkëputur nga zona e ftohtë dhe duke lënë në këto ujra Shtutgartin, Eintrahtin e Frankfurtit dhe Verder Bremenin.





Barca, Atletico, Real në sprintin e fundit

Fillimisht Reali e më pas Atletico shijuan për pak çaste vendin e parë në La Liga, deri në momentin e fërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit të takimit në sfidën mes Betisit dhe Barcelonës.

Katalanasit iu përgjigjen me dy gola fitoreve minimale të Atletikos dhe Realit, përkatësisht me Vallecanon dhe Real Sociedadin.

Ai që zhbllokoi rezultatin ishte Rakitic, në minutat e para të pjesës së dytë, ndërsa në minutat e fundit, Suarez vulos tre pikët e kryesimit dhe ndoshta edhe këpucën e artë këtë sezon në Spanjë, duke qenë se ndjekësi i tij, Ronaldo vuan nga një dëmtim.

Në këtë ndeshje, Lionel Messi nuk gjeti dot personalisht rrugën e rrjetës, por ishte ai që dha pasat finale në të dy golat e skuadrës së Luis Enriques.

La Liga mbetet i vetmi kampionat në Europë ku në garën për titull janë të përfshira tre skuadra. Kur kanë mbetur dy javë nga fundi, Barcelona e Atletiko kanë nga 85 pikë dhe menjëherë poshtë tyre, me shpresën e një gafe të dyfishtë renditet Reali i Zidane me një pikë më pak.












Comments

Popular posts from this blog

Marc-André ter Stegen

Neymar

Vladimir Gadzhev